Një nga oficerët më të lartë të policisë suedeze është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në një incident të përshkruar nga policia si “jashtëzakonisht tragjik”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mats Lofving, i cili ishte shefi rajonal i policisë së Stokholmit, sapo ishte hetuar mbi vendimet që ai kishte marrë ndërsa dyshohej se ishte në një marrëdhënie me ish-shefin e inteligjencës policore.
Policia tha se ata u njoftuan për një person të plagosur në Norrkoping, 160 km (100 milje) në jug-perëndim të Stokholmit.
Jeta e tij nuk mund të shpëtohej, thanë ata.
Një zëdhënës i tha mediave suedeze se policia kishte nisur një hetim paraprak për vrasjen, sepse rrethanat rreth vdekjes së tij ishin ende të paqarta.
Disa orë më parë, një hetim i jashtëm kishte zbuluar se Lofving, 61 vjeç, i cili ishte gjithashtu zëvendës shefi i policisë kombëtare, kishte një konflikt interesi në disa nga vendimet që ai mori në lidhje me Linda Staaf, e cila ishte shefe e inteligjencës në departamentin e operacioneve kombëtare të policisë (Noa).
Zonja Staaf ka thënë vazhdimisht se “marrëdhënia e saj me Lofving ishte vetëm sipërfaqësore dhe ata kurrë nuk ishin të afërt”.
Ajo u emërua shefe e inteligjencës në vitin 2015, por Runar Viksten, hetuesi special që drejtoi shqyrtimin, nuk gjeti asnjë provë që ajo dhe Lofving ishin në një lidhje në atë kohë. /Telegrafi/