Pas shkarkimit nga Barcelona në këtë verë, Quique Setien ka filluar të zbulojë gjëra se çfarë që kanë ndodhur në kampin katalunas.
Trajneri ka treguar se kur skuadra katalunase kishte barazuar në sezonin e kaluar 2-2 me Celta Vigon, kishte një problem me Lionel Messin.
Derisa kishte përfunduar pjesa e parë, Setien kishte afruar lojtarët e tij që t’u tregonte strategjinë e radhës, mirëpo argjentinasi nuk e dëgjonte.
Strategu ka treguar se ai i kishte thënë haptas Messit se: “Nëse nuk të pëlqen ajo çfarë them, ja ku është dera”.
Aty edhe kishte filluar plasaritja e raporteve mes Messit dhe Setien, e që më pas pasoi edhe shkarkimi i tij në këtë verë që shkoi pas turpërimi 8-2 nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
💥 SETIÉN A MESSI: "SI NO TE GUSTA, AHÍ TIENES LA PUERTA"
Fonts pròximes al vestidor, apunten que a Balaídos hi va haver una forta discussió entre Messi i Setién.
via @AdriaAlbets
Els detalls de la discussió 👇 pic.twitter.com/emzKiqhf0n
— Què T'hi Jugues (@QueThiJugues) November 2, 2020