Ky i fundit në një bisedë për gazetën thotë se vetëm ka dëgjuar për këtë familje, derisa njëra nga dëshmitaret në rastin “Gërbeshi” gjatë deklaratës së saj ka thënë se nga fajdetë e familjes Gërbeshi ka përfituar edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Muharrem Shabani.

Dëshmitarja XS të cilës Gërbeshët ia kanë marrë një dyqan që ajo e kishte në qendër të Vushtrrisë, kur e kishte dhënë deklaratën në Polici dhe kur ishte pyetur nëse e njihte ndonjë viktimë tjetër të familjes Gërbeshi ajo kishte treguar rreth rastit të R.B. /zeri/