Kjo vizitë duket se është nxitur nga deklarata e fundit të zyrtarëve rusë të cilët kanë tërhequr vërejtjen kundër “hapave të pakujdesshëm” të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me Kosovën, duke aluduar në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Javier Solana, i cili ka hedhur idenë për hulumtimin e mundësisë për dërgimin e policisë së BE-së në Kosovë, pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara.