Site icon Telegrafi

Irina Shayk dhe Bradley Cooper pozojnë bashkë nga pushimet duke i forcuar spekulimet se janë pajtuar

(Foto: Instagram/irinashayk)

Tre vjet pas ndarjes së tyre, Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë publikuar fotografi nga pushimet e përbashkëta, duke nxitur thashetheme të reja për pajtimin e tyre.

Imazhet nga një vend tropikal u shfaqën në profilin e modeles në Instagram, ku ajo i shtoi përshkrimit një simbol të zemrës. Në njërën prej tyre, ish-çifti shihet duke pozuar së bashku të buzëqeshur.

Përveç plazhit dhe detit të bukur, Shayk dhe Cooper kaluan kohë edhe në shoqërinë e kafshëve, ndërsa modelja ka kapur edhe një moment ku duken këmbët e tyre ndërsa në sfond janë peshkaqenët.

(Foto: Instagram/irinashayk)

Fansat e tyre nuk e kanë fshehur kënaqësinë që e kanë parë sërish bashkë çiftin e famshëm dhe këtë e kanë shprehur në komente.

Lexo po ashtu Një trup i këtillë nuk skalitet vetvetiu: Irina ushtron çdo ditë nga dy orë, do të befasoheni për faktin çfarë ajo ha

Meqë ra fjala, kjo nuk është hera e parë që çifti kalon kohë së bashku. Ndodhi gjithashtu në fund të vitit 2021 kur ata ishin parë duke ecur nëpër New York dorë për dore.

(Foto: Instagram/irinashayk)

Lidhja e tyre zgjati nga viti 2015 deri në vitin 2019 dhe së bashku kanë një vajzë pesëvjeçare.

Lexo po ashtu Irina Shayk i lë pak vend imagjinatës me paraqitjen provokuese në bikini gjatë pushimeve në Ibiza
(Foto: Instagram/irinashayk)

Pavarësisht se si ishte marrëdhënia e tyre, çifti ka theksuar vazhdimisht se e vlerësojnë njëri-tjetrin si partnerë dhe prindër. Por, ka shumë mundësi që tani ata të kenë vendosur t’i japin dashurisë së tyre një tjetër shans.

Që kur u ndanë, kujtojmë se Shayk ishte i lidhur edhe me Kanye West, pas divorcit të reperit nga Kim Kardashian, por modelja nuk e konfirmoi asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version