IPKO: Thirrjet në Vala dhe Z Mobile vetëm 7 cent në minutë

Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile do të paguajnë vetëm 7 cent në minutëpër çdo thirrje që ata e bëjnë drejt numrave mobil të Vala dhe Z Mobile, dhe për ta aktivizuar ofertën, ata nuk duhet të paguajnë asgjë.
“Ne jemi shumë të kënaqur për mundësinë e ofrimit të tarifës më të ulët në treg për thirrjet drejt operatorëve të tjerë mobil, e cila përdoruesve tanë të telefonisë mobile u jep mundësinëpër të përfituar nga çmimete ulëta dhe cilësiamë e lartë eshërbimeve të komunikimit mobil", ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.
“Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë. Dhe me çmimet e zbritura drejt Vala dhe Z Mobile, misioni ynë tani është edhe më i lehtë për tu realizuar” ka deklaruar më tej Erzin.
Në çdo ditë të javës, periudha ditore në të cilën aplikohen çmimet e zbritura fillon prej ores 18:00 dhe përfundon në 21:00, ndërsa aktivizimi i shërbimit mund të bëhet duke dërguar SMS në numrin 123 me numrin 007.
Oferta me çmimet e zbritura (prej orës 18:00 – 21:00) vlen për çdo ditë të javës, deri në fund të muajit prill. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme për brenda dhe jashtë vendit, si dhe kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë. /Telegrafi/
















































