LAJMI I FUNDIT:

IPKO shpërndan mbi 3.2 milion SMS falas

IPKO shpërndan mbi 3.2 milion SMS falas

Gjatë dy ditëve të fundit, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë dërguar më shumë se 3.2 milion SMS, në të gjitha rrjetet dhe krejtësisht falas nga operatori.

Telefonia mobile IPKO i është bashkëngjitur gëzimit dhe festës së qytetarëve të Kosovës, pas vlerësimit që vendi ynë ka marrë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa ka ofruar pa kufi SMS falas për dy ditë rresht, për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile.

Për më pak se dy ditë, konsumatorët individual dhe ata të bizneseve kanë dërguar saktësisht 3,273.850 SMS brenda rrjetit dhe në të gjitha rrjetet e telefonive mobile në Kosovë (gjatë intervalit kohor 06:00 – 18:00), dhe për dërgimin e këtyre porosive, ata nuk janë ngarkuar me asnjë cent nga IPKO, thuhet në komunikatën e lëshuar nga IPKO-ja.

Gjatë gjithë kohës, rrjeti i telefonisë mobile IPKO ka qenë stabil dhe i pandërprerë për thirrje, SMS dhe shërbimet tjera të ofruara për konsumatorët individual dhe ata të bizneseve. Në anën tjetër, IPKO edhe njëherë është konfirmuar si rrjeti mobil më stabil dhe më i sofistikuar në Kosovë.


Përveç çmimeve më të volitshme për komunikim brenda dhe jashtë vendit, konsumatorët e IPKO’s kanë pasur mundësinë që të dërgojnë SMS falas nga çdo kënd i vendit, pasi që IPKO posedon rrjetin mobil i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit të Republikës së Kosovës. / Telegrafi