IPKO: Rimbush dhe shpërblehu gjatë gjithë Botërorit

Kjo, pasi që gjatë gjithë Kampionatit Botëror “Brazili 2014”, IPKO do t’i shpërblejë përdoruesit e saj me shumë shpërblime të vlefshme, që përfshijnë modelet e fundit të telefonave të mençur, tabletëve, televizorëve Smart, dhe veturave Toyota.
Përdoruesit e IPKO-së të cilët e rimbushin telefonin e tyre mobil në vlera prej 5 euro e më shumë, hyjnë në lojë për të fituar një nga 10 iPhone 5s, një nga 5 iPad Air, një nga 3 Samsung 50” Smart TV, ndërsa çmimet kryesore të lojës shpërblyese do të jenë tre Toyota Yaris.
Mundësia për të fituar ndonjërin nga çmimet rritet duke e rritur numrin e rimbushjeve në telefon, gjatë kohës sa zgjat loja shpërblyese.
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet drejtpërdrejt në RTK më 26 qershor tërhiqen fituesit e 1 Samsung 50' Smart TV, 2 iPad Air, 4 iPhone 5S dhe çmimi kryesor i javës 1 TOYOTA YARIS,
Më 4 korrik tërhiqen fituesit e 1 Samsung 50' Smart TV, 2 iPad Air, 3 iPhone 5S dhe çmimi kryesor i javës 1 TOYOTA YARIS dhe më 13 korrik tërhiqen fituesit e 1 Samsung 50' Smart TV, 1 iPad Air, 3 iPhone 5S dhe çmimi kryesor i javës 1 Toyota Yaris. /Telegrafi/










































