Operatori më i avancuar i shërbimeve të telekomunikimeve në Kosovë – IPKO, sot ka njoftuar zyrtarisht se është bërë anëtare e plotë e shoqatës më të madhe ndërkombëtare të telekomit GSMA, e cila përfaqëson më shumë se 7 miliardë lidhje mobile dhe 220 shtete dhe territore nga të gjitha kontinentet.
GSMA përfaqëson interesat e operatorëve mobil në mbarë botën, duke bashkuar rreth 800 operatorë me pothuajse 300 kompani në ekosistemin më të gjerë mobil, duke përfshirë prodhuesit e telefonave mobil dhe pajisjeve elektronike, kompanitë e softuerit, kompanitë e internetit, si dhe organizatat e sektorëve të afërt me industrinë.
“Me shumë krenari sot po ju njoftojmë për anëtarësinë tonë të plotë në GSMA, që është përfaqësimi i parë i Kosovës në shoqatën më të madhe të telekomit në botë me të drejta dhe status të barabartë. Kosova tani është në hartën globale të telekomit me të drejta dhe kushte të njëjta sikurse të gjithë operatorët e tjerë në botë. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për ne si operator mobil, por edhe për ne si vend, pasi që tani ne mund ta përfaqësojmë veten si IPKO dhe Kosovën si shtet, të negociojmë drejtpërdrejtë me kompanitë globale të telekomit dhe ta kemi identitetin tonë në hapësirën ndërkombëtare të telekomunikacionit”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
Si një anëtar i ri i GSMA, IPKO do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta prezantojë tregun kosovar të telekomit tek operatorët e huaj në GSMA WAS (Wholesale Agreements & Solution Group) ngjarjen ndërkombëtare të telekomit që mbahet në Macau më 27 mars 2017, dhe do t’i informojë të gjitha palët e interesuara rreth kodit të ri shtetëror të cilin Kosova e ka marrë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë