LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5 vjen në qershor me ekran 4 inç?

iPhone 5 vjen në qershor me ekran 4 inç?

Tashmë ka kaluar një kohë prej kur është folur për iPhone 5, ndërsa lajmi i fundit për telefonin e ri të Apple ishte nga “9 to 5 Mac”, faqe kjo që thoshte se ka informata të sakta për iPhone 5, burimi i së cilës ishte prodhuesi i pjesëve të telefonit, Foxconn në Kinë.

Sipas një njoftimi të fundit, iPhone 5 është i gatshëm për prodhim dhe i njëjti do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç.
Mirëpo, sipas analistëve të “9 to 5 Mac”, iPhone 5 do të ketë ekran të njëjtë sikurse iPhone 4 dhe iPhone 4s, pasi që siç thonë ata, iPhone ekzistues ka formë dhe madhësi të përkryer për dizajnin që është bërë.

Burimet e njëjta të informacionit gjithashtu thonë se lansimi i iPhone 5 do të ndodhë në qershor ose korrik të këtij viti, që i bie kohë e zakonshme e lansimit të produkteve të reja nga ana e Apple. / Telegrafi /