LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5, më 7 shtator?

iPhone 5, më 7 shtator?

Ndoshta ka ardhur koha e numrimit mbrapsht për modelin e ri të telefonit të Apple, iPhone 5.

Sipas MacRumors, Apple e ka caktuar një ngjarje mediale për 7 shtator, në të cilën ka shumë mundësi që ta prezantojë modelin e shumë-pritur të telefonit – iPhone 5.

MacRumors thonë se raporti i tyre bazohet nga një faqe japoneze, e cila e pati qëlluar datën e lansimit për Mac Mini në 2009-tën.

Cikli i produkteve të kompanisë Apple është mjaft lehtë i parashikueshëm, mirëpo këtë vit ajo e ka prishur traditën, pasi që nuk e kishte lëshuar modelin e ri të iPhone në muajin qershor në Konferencën Botërore të Zhvilluesve.


Mirëpo, ngjarja e 7 shtatorit edhe pse ende e pa-konfimuar thuhet se është një konsensus i përgjithshëm për lansimin e iPhone 5.

Më herët gjatë muajit, All Things Digital kishte thënë se modeli i ri i telefonit të Apple do të dalë gjatë muajit tetor. / Telegrafi /