LAJMI I FUNDIT:

iPhone 5: Jo në shtator, por në tetor?

iPhone 5: Jo në shtator, por në tetor?

Me sa duket, iPhone 5 nuk do të jetë në duart e konsumatorëve gjatë këtij shtatori.

Edhe pse fillimisht ishte thënë se modeli më i ri i telefonit të Apple, iPhone 5 do të dal në treg gjatë muajit shtator, raporti i fundit i All Things Digital thotë se i njëjti do të paraqitet në treg një muaj më pas, në tetor të këtij viti.

Për më shumë, Gizmodo thotë se informatën e njëjtë ata e kanë marrë nga një punëtor i Apple, i cili e ka konfirmuar datën e re të lansimit të pajisjes.

Sa i përket dizajnit të ri të iPhone 5 ende nuk është dhënë ndonjë detaj zyrtar.


Disa sygjerojnë se ndërrimet do të jenë të vogla, ndërsa ka edhe zëra tjerë që thonë se iPhone 5 do të vijë me ndryshim radikal në dizajn dhe performanca. / Telegrafi /