Simone Inzaghi beson se Interi “i tregoi botës” se çfarë lufte bëri kundër Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar dhe do të kthehet përsëri në finale në të ardhmen.
Të gjithë besonin se të besuarit e Pep Guardiolas ishin favoritë, por ishte një ndeshje shumë e barabartë, që u vendos nga një gol i vetëm i shënuar nga Rodri.
“Kemi bërë një lojë të shkëlqyer dhe duhet të jemi krenarë për këtë. Ne meritonim më shumë. I përqafova lojtarët e mi një nga një, pasi ata ishin të jashtëzakonshëm, ashtu siç ishin tifozët tanë dhe meritonin një rezultat ndryshe, por shpresoj se ata ishin të lumtur duke parë mënyrën se si luajti skuadra sonte”.
“25 minutat e fundit ishin aty për t’i parë të gjithë, dukej sikur topi nuk donte të hynte brenda. Ndodh, fatkeqësisht ndodhi në finalen e Ligës së Kampionëve. Goditëm traversën, pati një largim nga vija e portës, një goditje që goditi shokun e skuadrës, gjithçka ndodhi”.
“Kemi luajtur kundër Manchester Cityt me forcat tona dhe e kemi bërë shumë, shumë mirë”.
“Është një ndjesi e çuditshme, duhet të mësohemi, por i përqafova të gjithë lojtarët e mi. Unë rrallë flas menjëherë pas ndeshjes, pasi më pëlqen të pres 24-48 orë, por sot u thashë se duhet të jenë krenarë për atë që kanë arritur”.
“Ata i treguan të gjithë botës se sa mirë qëndruan përballë Manchester Cityt, një skuadër që të gjithë e dinë se ka kaq shumë cilësi”.
“Si unë dhe lojtarët e mi u sulmuam kur humbëm disa ndeshje që nuk duhej t’i humbnim, por mendoj se kemi nxjerrë mësime të vlefshme nga ato humbje dhe në fund të fundit gjatë dy viteve të fundit kemi fituar katër trofe dhe kemi arritur në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Inzaghi për Sport Mediaset. /Telegrafi/