Intervistë pune
Shefi fillon bisedën me njërin nga kandidatët për punë:
- Keni 50 tulla në aeroplan dhe nëse e hidhni njërën, sa mbesin?
- Kjo është e lehtë. 49!
- Si ta fusni elefantin në frigorifer me tre lëvizje?
- E hapim frigoriferin, e fusim elefantin, e mbyllim derën.
- Si do ta fusni drerin në frigorifer me katër lëvizje?
- E hapim frigoriferin, e nxjerrim elefantin, e fusim drerin, e mbyllim derën.
- Luani është duke festuar ditëlindjen. A janë të gjitha kafshët aty?
- Jo, dreri është në frigorifer.
- Si do ta kalojë plaka liqenin e krokodilëve?
- Me not, sepse krokodilët janë në ditëlindje te luani.
- Edhe një pyetje. Plaka duke notuar është shumë pranë bregut, megjithatë vdes. Pse?
- Mbytet në ujë!
- Jo! E godet tulla e hedhur nga aeroplani. Tjetri...



































