Intervista emocionale me lot në sy e Mourinhos, tregon se qeni i tij ka ngordhur në ditën e Krishtlindjeve

Jose Mourinho e ka zbuluar se qeni i tij ndërroi jetë fatkeqësisht ditën e Krishtlindjes në një intervistë para ndeshjeve të “Boxing Day”.
Mourinho foli me gazetarin Jim Rosenthal përpara ndeshjes Tottenham – Brighton, ku portugezi foli për vdekjen e qenit të tij.
Rosenthal e uroi dhe e pyeti Mourinhon për festën: "Gëzuar Krishtlindjen Jose! Si ishte Dita juaj e Krishtlindjes?".
Menaxheri i Spurs u përgjigj duke thënë: "Qeni im vdiq dhe qeni im është familja ime. Pra, shumë e vështirë, por ne duhet të ecim tutje".
Mourinho mori shumë mesazhe për vdekjen e qenit të tij, që ishte pjesë e familjes prej shumë vitesh.
Ekipi i tij fitoi ndeshjen me rezultat 2-1. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































