Krerët e Interit janë takuar me agjentin e Alessandro Florenzit të mërkurën, pasi duan të nënshkruajnë më mbrojtësin e Romës.
Italiani që luan në të gjitha pozitat ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij, dhe deri më tani nuk ka ende shenja për zgjatjen e kontratës.
Ai ka qenë i hapur dhe dëshira e tij ka qenë që t’i jap prioritet klubit të tij të fëmijërisë, por aktualisht ka gjasa që ai të largohet.
Inter të mërkurën është takuar me Alessandro Luccin, agjentin që përfaqëson Suson, Davide Zappacosta dhe Florenzin.
Ndërsa shumë mendojnë se Interi janë të interesuar për Suson, Milan nuk do të pranojë Antonio Candreva në shkëmbim; ndërsa Zappacosta nuk konsiderohet si prioritet.
Gazetari Alfredo Pedulla, shkruan se Nerazzurët e duan Florenzi, i cili ka punuar me trajnerin Luciano Spalletti.
Kontrata në tavolinë është 4 milionë euro në sezon, që është 1 milion euro më e lartë se oferta e fundit e rinovimit e ofruar nga romakët.
Interi është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro për Florenzin./Telegrafi/