Site icon Telegrafi

Interi planifikon t’i ndajë rrugët me Diego Godin

Antonio Conte ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitjet e Diego Godinit, andaj është i gatshëm që të largojë nga Interi.

Mbrojtësi uruguaian u transferua nga Atletico Madridi në vitin 2019 si lojtar i lirë, mirëpo ka dështuar të adaptohet në taktikat e trajnerit italian.

Sipas asaj që raporton AS, në këtë verë Godin do të largohet nga Giuseppe Meazza e që mund të vazhdojë karrierën në vendlindjen e tij.

Cavani gjatë një dueli me Diego Godin (Foto: FC Inter/Instagram)

34-vjeçari kishte treguar formë të lartë te Atletico për më shumë se tetë vite, mirëpo në Serie A nuk arriti të lë gjurmë.

Lexo po ashtu Darmian te Interi nëse Godin largohet

Conte thuhet se ka biseduar me mbrojtësin dhe i ka bërë të ditur që në këtë verë të gjejë një skuadër të re.

Interi pritet t’i bëjë edhe disa transferime në verë, derisa rrezikon t’i humbë edhe disa lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version