Interi ka njoftuar se Samir Handanovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas shokut të tij të skuadrës Danilo D’Ambrosio.
Portieri që është edhe kapiten nuk do të jetë në ndeshjen që Interi i zhvillon në udhëtimi në Seria A ndaj Parmas.
D’Ambrosio ishte lojtari i parë që doli pozitiv për Coronavirus të martën, duke e vendosur grupin në izolim.
Konferenca për shtypi para ndeshjes e planifikuar për të premten është anuluar si masë paraprake.
Klubi ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se Handanovic ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar në shtëpi.
Interi kishte një shpërthim të Coronavirusit në mesin e stafit të tyre, ku më se keqi e pësoi drejtori Giuseppe Marotta që ishte edhe në spital si masë paraprake.
📑 | COMUNICATO
Samir Handanovic è risultato positivo al Covid-19 in seguito al test effettuato nella mattinata di oggi 👇https://t.co/6yoNpgCB1G
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 17, 2021
Ekzistojnë disa alternativa për Handanoviç, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë sezon.
Ionut Radu është zgjedhja e dytë, e ndjekur nga Daniele Padelli dhe Filip Stankovic./Telegrafi/