Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire, është bërë shënjestër e Interit për pjesën e mbetur të sezonit.
Qendërmbrojtësi anglez e ka të kufizuar minutazhin e lojës te Djajtë e Kuq pas fillimit zhgënjyes të edicionit 2022/2023.
Daily Mail raporton se Nerazzurrët kanë kërkuar ta huazojnë futbollistin anglez para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Mirëpo, edhe pse ka mbetur prapa Raphael Varane e Lisandro Martinez në përzgjedhje, Maguire dëshiron të presë deri në qershor dhe pastaj të vendosë për të ardhmen e tij.
29-vjeçari ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2025 dhe mbetet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori prej se u transferua për 80 milionë funte (74 milionë euro) në Old Trafford në vitin 2019. /Telegrafi/