Marcelo Brozovic nuk është më figurë qendrore te Interi, ndërsa largimi gjatë verës është më se i mundshëm.
Kjo ka bërë që shumë klube ta monitorojnë situatën e tij, derisa Barcelona është shumë e interesuar për kroatin.
30-vjeçari ka qenë figura kyçe në mesfushën e Nerazzurrëve në sezonet e fundit dhe e kishte rinovuar kontratën para një viti, mirëpo gjërat kanë ndikuar me Hakan Calhanoglun që e ka zënë vendin e tij në qendër të mesfushës.
La Gazzetta dello Sport raporton se te Interi janë të bindur se nuk kanë nevojë për Brozovicin, i cili është ndër lojtarët më të paguar në klub, ashtu që po përgatiten që ta shesin.
Mesfushori përfiton rreth gjashtë milionë euro në sezon, ndërsa Barca që e kërkoi në janar, pritet të bëjë ofertë të re në afatin kalimtar të qershorit. /Telegrafi/