Interi ka hedhur rrjetën dhe është në kërkim të gjerë për të gjetur një nënshkrim të ri për pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Nerazzurrët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vitesh dhe tani synojnë të jenë konkurrues qysh në sezonin e tyre të parë.
Gjigantët italianë kanë nënshkruar tashmë me pesë lojtarë të rinj, por kjo nuk është e tëra pasi duan ende përforcime.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi po gjurmon gjithë Evropën për të gjetur një mbrojtës të ri të krahut të djathtë për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian dhe Alessandro Florenzi i Romës, janë të dy duke u konsideruar – dhe vlerësohen nga 20 milionë euro.
Edhe mbrojtësi kroat i Atletico Madridit, Sime Vrsaljko gjithashtu po gjurmohet, ashtu sikurse italiani Davide Zappacosta.
Mediumi italian sugjeron që mbrojtësi i Chelseat tani po shfaqet si më i mundshmi që do të nënshkruhet nga Interi në ditët e ardhshme.
Si emër i mundshëm është përmendur edhe mbrojtësi i talentuar i Bayer Leverkusenit, Benjamin Henrisch. /Telegrafi/