Interi është duke shpresuar se do të arrijë marrëveshje shkëmbimi ndërmjet Matias Vecino dhe Armando Izzo në afatin kalimtar të janarit.
Nerazzurrët e deshën shkëmbimin e lojtarit të tyre me qendërmbrojtësin e Torinos gjatë verës, mirëpo marrëveshja mes klubeve nuk u arrit.
Tash, CalcioMercato raporton se zikaltrit do ta bëjnë të njëjtin propozim edhe në afatin kalimtar dimëror.
Interi dëshiron që shkëmbimi fillimisht të jetë huazim deri në fund të sezonit dhe pastaj dy klubet do t’i negociojnë kushtet për transferim afatgjatë.
Vecino ka vetëm edhe dy vite në kontratën e tij me Nerazzurrët, kurse Izzo ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024. /Telegrafi/