Site icon Telegrafi

Inter 3-0 Spezia, notat e lojtarëve

Interi ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me fitore në sezonin e ri të Serie A, pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë nga po kaq ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Golat në këtë fitore ndaj Spezias u shënuan nga Lautaro Martinez (35’), Hakan Calhanoglu (52’) dhe Joaquin Correa (82’).

Lexo po ashtu Interi fiton lehtësisht dhe thellë ndaj Spezias

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili u vlerësua me notë 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Spezias, Dimitris Nikolaou dhe Emmanuel Gyasi që u notuan me 6.2.

Nga minuta e 85-të në këtë ndeshje luajti edhe Kristjan Asllani, i cili mori notë 6.7.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version