Interi ka marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Hellas Verona në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit është kthyer te fitorja pas barazimit ndaj Monzas, duke shkuar në pjesë ndeshje pa humbje, nga to katër fitore dhe një barazim.
Goli i vetëm në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënua nga Lautaro Martinez në minutën e tretë.
È finitaaaaaaaaa!
Un sabato sera da 3️⃣ punti 🎉🎉🎉#InterVerona #ForzaInter pic.twitter.com/pnoQoOMKK6— Inter ⭐⭐ (@Inter) January 14, 2023
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësit Alessandro Bastoni, i cili u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e mysafirëve Darko Lazovic që u vlerësua me notë 6.3.
Në këtë ndeshje nga minuta e 69-të luajti edhe shqiptari Kristjan Asllani, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 7.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/