Institucionet e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase për zbardhjen e alarmeve për vendosje të bombave në shkolla, por edhe në objektet tjera në Shkup, pasi kërcënimet e tilla pavarësisht se kanë rezultuar të rreme, paraqesin rrezik për përshkallëzim të situatës, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë.
Të martën, paralajmërime për vendosje të bombave morën Ministria e Punëve të Jashtme, dy qendra tregtare, disa objekte rezidenciale, stacione policore dhe shumë shkolla të mesme. Këto paralajmërime u bënë nëpërmjet postës elektronike.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto kërcënime i ka quajtur “akte monstruoze” dhe pjesë të luftës kibernetike, por i ka garantuar qytetarët për sigurinë e tyre.
Ai ka thënë se organet e sigurisë në bashkëpunim me faktorët relevantë ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka për t’i zbardhur këto kërcënime, që, sipas tij, nuk janë të pranishme vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vende tjera të rajonit.
“Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me shërbimet partnere të vendeve tjera, por edhe me NATO-n po punon në mënyrë intensive. Po bëhen analiza mbi prejardhjen e kërcënimeve bazuar në protokollet për veprim, pa improvizime”.
“Të gjitha kërcënimet vijnë nga jashtë, por akoma nuk mund të saktësohet vendi prej nga dërgohen. Ato janë rezultat i luftës hibride dhe ndaj tyre janë të ekspozuara edhe vendet tjera. Mbetet ta vazhdojnë betejën, por është me rëndësi që qytetarët tanë të mos përfshihen në to pasi ato kërcënojnë sigurinë. Aktualisht, ajo është stabile dhe qytetarët mund të ndihen të sigurt”, ka deklaruar Kovaçevski.
Më 5 dhjetor, Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj një personi të mitur, pasi ai kishte pranuar në Polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme. Megjithëkëtë, me këtë rast nuk është zgjidhur ky problem pasi sipas ekspertëve, me gjasë bëhet fjalë për një person që kërcënimet i ka bërë i nxitur më tepër nga kureshtja, ashtu edhe siç janë vlerësimet e para të organeve të ndjekjes.
Zllate Dimovski, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërhyrja e institucioneve duhet të jetë e shpejtë pasi kërcënimet për vendosje bombash mund të përkeqësojnë gjendjen nëse ato përfshijnë edhe ambientet e hapura.
“Nëse nuk reagojmë shpejt do të vijmë në një situatë kur kërcënimet mund të zgjerohen dhe të përfshijnë edhe ambientet e hapura apo hapësirat ku gjatë ditës kemi më shumë lëvizje të njerëzve si nëpër rrugë, sheshe bulevarde, ura dhe zona tjera. Në situata të këtilla kontrollet do të ishin më të vështira, do të bllokohej qarkullimi i njerëzve, frika do të ishte më e lartë, por edhe frika për ndonjë veprim që vërtet mund të përbëjë rrezik për sigurinë”, thotë Dimovski.
Sipas tij, e gjithë kjo është si rezultat i paaftësisë së institucioneve për të zbulimin e autorëve të këtyre kërcënimeve, pavarësisht se lufta kibernetike përfshin një rajon më të gjerë.
Ai supozon se pas kësaj qëndrojnë struktura që nuk e duan paqen dhe stabilitetin e vendit dhe që qytetarët të mos ndihen të sigurt.
“Këtu mund të bëjnë pjesë edhe struktura tjera radikale që nuk duan një rajon të sigurt, por edhe struktura të caktuara politike”, thotë Zllate Dimovski, njohës i çështjeve të sigurisë.
Nikolla Dujovski, profesor në Fakultetin e Sigurisë në Universitetin Evropian në Shkup është më konkret në vlerësimin e tij duke apostrofuar Rusinë si autore të kërcënimeve të tilla.
“Këto kërcënime hibride janë pjesë e luftës hibride, të cilën Rusia po e zhvillon në këtë pjesë të Botës. Në këtë askush nuk duhet të ketë dilema. Pjesën më të madhe të këtyre kërcënimeve unë i shoh si pjesë të luftës të cilën Rusia e zhvillon kundër vendeve anëtare të NATO-së. Mundësia që të dihet se nga cili vend i Rusisë dërgohen këto kërcënime është e barabartë me zero”, thotë Dujovski.
Kërcënimet kanë nisur që më 26 nëntor fillimisht në autobusët urbane, pastaj në dy shkolla të mesme për t’u zgjeruar më pas në të tuhasje në gjitha shkollat e Shkupit duke shkaktuar kaos në mësim, por edhe frikë në mesin e nxënësve dhe të popullatës në përgjithësi./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri