“Në Kosovë duhet t’i bashkojmë përpjekjet për dialog konstruktiv të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Gul në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke përshëndetur miratimin e Rezolutës së përbashkët të Serbisë dhe BE-së.

Presidenti turk ka theksuar se ndër prioritetet e Turqisë janë paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Ballkanit.


“Mendoj se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike, do të jetë hap vendimtar në zgjidhjen e konflikteve në rajon”, ka vlerësuar Gul.

Ai tha se vendi i tij edhe më tutje do t’i përkushtohet Ballkanit, por ka theksuar se e rëndësisë vendimtare është edhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në rajon. /REL/Telegrafi/