LAJMI I FUNDIT:

Instituti gjerman beson se vaksinimet e para kundër COVID-19 do të fillojnë në vitin 2021

Instituti gjerman beson se vaksinimet e para kundër COVID-19 do të fillojnë në vitin 2021

Kreu i rregullatorit të vaksinave në Gjermani tha se disa grupe njerëzish që jetojnë në shtetin gjerman mund të vaksinohen në fillim të vitit të ardhshëm kundër coronavirusit, i cili ka marrë jetën e pothuajse 800 mijë njerëzve në të gjithë botën dhe ka shkatërruar ekonominë globale.

Më shumë se gjysma e kompanive prodhuese të barnave në të gjithë botën po kryejnë studime të avancuara klinike, secila me dhjetëra mijëra pjesëmarrës, dhe disa presin të dinë nëse vaksinat e tyre COVID-19 do të funksionojnë dhe janë të sigurta deri në fund të këtij viti, transmeton reuters.

Anthony Fauci: Askush nuk mund të detyrohet të vaksinohet kundër COVID-19
Lexo po ashtu Anthony Fauci: Askush nuk mund të detyrohet të vaksinohet kundër COVID-19

Klaus Cichutek, kreu i Institutit Paul Ehrlich deklaroi se të dhënat nga testimet e Fazës I-rë dhe Faza II-të treguan se disa vaksina krijuan imunitet kundër coronavirusit.


“Nëse të dhënat nga provat e Fazës III-të tregojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta, ato mund të prodhohen në fillim të vitit, ndoshta me disa kushte”, pohoi Cichutek, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në sigurimet e prodhuesve, doza e parë për njerëzit në Gjermani do të jetë në dispozicion në atëkohë, në përputhje me përparësitë e përcaktuara nga Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit”, tha Cichutek, duke iu referuar grupit që bën rekomandime të përdorimit të licencuar të vaksinave në shtetin gjerman.

Infeksionet në këtë vend janë rritur javët e fundit dhe të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive treguan numrin e rasteve të konfirmuara të coronavirusit që u ngritën me 1.510, përkatësisht në 226.914.

Gjermania regjistron numër të madh të të infektuarve, frikësohet për një valë të dytë të coronavirusit
Lexo po ashtu Gjermania regjistron numër të madh të të infektuarve, frikësohet për një valë të dytë të coronavirusit

RKI tha se 39 për qind e rasteve ishin të importuara me siguri nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, ku shpesh raportohen si burime të mundshme të infeksionit në javët e fundit.

Ndryshe, kompanitë Moderna (MRNA.O), AstraZeneca (AZN.L) dhe Pfizer Inc (PFE.N), besojnë se secila pret tyre mund të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të një vaksine vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Kalo në kategori