LAJMI I FUNDIT:

Institucionet kulturore do të mbrohen dhe sigurohen

Institucionet kulturore do të mbrohen dhe sigurohen

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti dhe stafet e tyre, vizituan tw premten Muzeun Kombëtar të Kosovës, Muzeun Etnologjik-Emin Xhiku dhe Galerinë e Arteve të Kosovës.

Ministrat Beqiri dhe Pajaziti u njoftuan nga krerët e këtyre institucioneve të rëndësishme të kulturës së Kosovës, Arbër Hadri dhe Luan Mulliqi për thesarin e rëndësishëm që përkujdesen këto dy institucione kulturore.

Ministrat Beqiri dhe Pajaziti gjatë kësaj vizite u takuan edhe një grup simpatik të nxënësve të shkollës fillore "Zenel Hajdini" të cilët kishin ardhur në Muzeun Kombëtar të Kosovës për t’u njoftuar me thesarin kombëtar të Kosovës.

Ministrat Beqiri dhe Pajaziti i njoftuan përfaqësuesit e mediave për qëllimin e kësaj vizite. Ata theksuan se qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte që Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës të gjej forma për sigurinë e këtyre institucioneve me vlera të veçanta kombëtare për republikën e Kosovës.


Ministri Pajaziti e përkrahu fuqishëm kërkesën e Ministrit Beqiri që thesari i kulturës së Kosovës i vendosur në këto institucione të mbrohet dhe të sigurohet, njofton Zyra për Infromim e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.