LAJMI I FUNDIT:

Inovatori nga Peja zbulon një inhalator të veçantë (Video)

Inovatori nga Peja zbulon një inhalator të veçantë (Video)

Elektricisti Smajl Mulaj nga Peja, ka zbuluar një inhalator të veçantë dhe shumë efikas për lehtësimin e frymëmarrjes, të cilin tani më e ka patentuar.

Mulaj Inhalator 3+1 e që është në funksion të personave që kanë probleme asmatike, respektivisht për të gjithë personat e të gjitha moshave që kanë vështirësi me organet e frymëmarrjes.

Ky aparat ndihmon në lirimin dhe hapjen e kanaleve të frymëmarrjes përmes avullit me medikamente të duhura.


Inhalatori ofron shërbim të njëhershëm për 4 pacientë dhe e ruan kualitetin e punës.

Mulaj ka thënë se këtë zbulim e ka bërë duke parë nevojën për ofrimin e shërbimeve për pacientë, ndërsa para një viti është ky zbulim është patentuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

13891820_1415718671788410_3569172379333238396_n

Aparati është vënë në punë në Spitalin e Pejës dhe mjekët thonë se nuk kanë pasur asnjë problem që nga fillimi i punës së këtij aparati, i cili po vlerësohet më shumë rëndësi për qytetarët e Pejës.

Mulaj thotë se ky rrugëtim i tij inovativ nuk është i lehtë, ka një kosto të caktuar dhe së pari ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të zbulimit të tij, varësisht nga numri i shteteve, të cilat, sipas tij, në pako shkojnë 148 sosh dhe vetëm kjo e ka një kosto prej gjashtë mijë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori