Site icon Telegrafi

Iniesta flet për thashethemet e para kontratës me Real Madridin

Andres Iniesta së fundmi ka adresuar thashethemet në lidhje me marrëveshjen e supozuar të tij para-kontrate me Real Madridin.

Ish-ylli spanjoll njoftoi para disa ditësh pensionimin nga futbolli dhe menjëherë tregoi ambiciet për t’u bërë trajner.

Iniesta është lidhur me një punë të rivalët e urryer të Barcelonës, Real Madridit, por ai deklaroi me vendosmëri se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Janë thënë gjëra që nuk janë të vërteta, si për shembull kam nënshkruar para-kontratë me Real Madridin”, ka thënë fillimisht Iniesta.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka sqaruar edhe qëndrimin e tij për mbështetjen e Real Madridit. Kur u pyet për këtë, ai ishte i qartë: “Dhe a e mbështes Real Madridin? Patjetër që jo”.

“Jo kategorikisht, janë thënë shumë gjëra që nuk janë të vërteta, le të flasin, por kjo nuk ka të bëjë me realitetin”, përfundoi spanjoll.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Vissel Kobe njoftoi fundin e rrugëtimit të tij, mes një valë emocionesh nga tifozët e futbollit në mbarë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version