Influencuesja dhe balerina me prejardhje italiane-polake, Bianca Marie Swiatek, ka habitur ndjekësit e saj me një postim të fundit në TikTok, i cili ka shkaktuar reagime të shumta dhe të përziera në rrjet.

Pak kohë pasi humbi nënën e saj, Swiatek publikoi një video të tipit “Get Ready With Me” (Bëhu gati me mua), në të cilën shfaqej duke u përgatitur për funeralin e nënës së saj.


Videoja, që për shumëkënd është ndjerë si tejet e pazakontë dhe e papërshtatshme, ka kapur mbi dy milionë shikime deri më tani, duke ndezur kështu një valë reagimesh në komentet e TikTok-ut.

@_thickinikki_

The hardest day of my life. #mum #funeral #pinkribbon #cancer #cancersucks

Shumë përdorues e kanë kritikuar influencuesen për mungesë ndjeshmërie dhe për faktin që edhe një moment kaq i dhimbshëm dhe privat është shndërruar në përmbajtje për rrjetet sociale.

Përballë kësaj vërshimi kritikash, Bianca ka zgjedhur të mbyllë komentet në videon e saj, duke nënkuptuar se e kishte parashikuar reagimin që do të merrte.

Kjo ngjarje ka rihapur debatin mbi maninë e videove ‘Get Ready With Me’, një trend i njohur që zakonisht bëhet për evente si festa, dasma apo performanca – por që tani, duket se ka tejkaluar çdo kufi, duke përfshirë edhe momente të papërshtatshme si humbjet familjare.

Shumë komentues janë shprehur se është e vështirë të imagjinohet që dikujt mund t’i shkojë ndër mend të realizojë një video të tillë në një situatë të tillë të dhimbshme. /Telegrafi/