Javët e modës në Milano, Paris, New York dhe Londër, kanë përfunduar dhe sipas raportimeve nga ato ngjarje, platforma Launchmetrics, e cila merret me matjen dhe krahasimin e ndikimit në fushën e modës dhe bukurisë, ka publikuar një listë e influencuesve më me ndikim në botë.
Platforma e sipërpërmendur shpreh ndikimin e brendeve duke përdorur njësinë matëse të autorit MIV (Media Impact Value), e cila analizon të gjitha aktivitetet e marketingut të publikuara në kanalet e shtypura dhe online, si dhe në rrjetet sociale.
MIV shprehet në dollarë amerikanë dhe ndër të tjera, i ndihmon brendet e mëdha të përcaktojnë se sa vëmendje dhe trafik sjellin personat e famshëm dhe me ndikim që i promovojnë krijimet e tyre.
Në listën e influencuesve më me ndikim, gjermania Leonie Hanne zuri vendin e parë, duke gjeneruar gjithsej 3.5 milionë dollarë kur bëhet fjalë për MIV, e ndjekur nga Chiara Ferragni me 2.7 milionë.
Në vendin e tretë ishte Negin Mirsalehi që gjeneroi 2.3 milionë në MIV dhe Thassia Naves ishte pak më poshtë me 2.1 milionë.
Sipas një raporti nga Launchmetrics, platformat ndikuese ishin kanali i dytë më efektiv i reklamave për markat në të katër kryeqytetet e modës. /Telegrafi/