Site icon Telegrafi

Impotenca prek të gjithë, por ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat

Meshkuj, mos u pikëlloni, ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat

Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil.

Nëse nuk merresh me sport, me ndonjë rekreacion, së paku përkohësisht tendosi muskujt. Kjo është e mirë për trupin dhe penisin tënd, nëpërmjet strukturës së të cilit qarkullon gjaku, sasia e të cilit është përgjegjëse për ereksionin tënd.

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për ereksion të shëndetshëm. Çfarëdo ushtrimi qoftë i intensitetit mesatar nxit lirimin e endorfinës, e cila ndikon pozitivisht në gjendjen e mirë shpirtërore. Gjithashtu, kjo forcon afshin tuaj seksual, sensacionin gjatë stimulimit dhe reagimin erektil, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Meshkujt e grupeve të gjakut A, B ose AB janë katërfish më të prirë të vuajnë nga impotenca

Heqja e shtresave yndyrore nga trupi do të shtojë edhe më shumë nivelin e vetëbesimit tuaj – është konfirmur që gjatësia e penisit shtohet me reduktimin e shtresave yndyrore në regjionet përreth.

Stomaku i mbushur nxit përgjumje dhe vështirëson ereksionin, prandaj duhet shmangur ushqimin e tepërt në darkë para se të shkoni në krevat.

Lexo po ashtu “Ilaçi” më i ri për trajtimin e potencës? “Vegla” kurrë nuk është më e fortë, ndërsa trajtimi zgjat vetëm disa sekonda

Diabeti dhe kolesterina e rritur gjithashtu mund t’jua bëjnë “shtratin e butë”. Andaj shmanguni ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar, ëmbëlsirave. Pra, reduktoni në minimum.

Po qe se problemi yti me ereksionin vazhdon edhe më tej, pasi që t’u përmbahesh këtyre këshillave, kërko ndihmë tek urologu. /Telegrafi/

Exit mobile version