Në Luginë të Preshevës, këtyre ditëve, skena politike shqiptare ka intensifikuar veprimet në kërkim të gjetjes së një deriçke të vogël për ta çuar çështjen “Lugina”, në bisedimet shqiptaro-serbe të Brukseli.
Ndonëse qëndrimet Prishtinë-Beograd janë të qarta e të prera se Lugina nuk është në agjendë, slogani “Lugina do zgjidhje” po troket në çdo segment të jetës shoqëroro-politike, duke nxitur liderët politikë dhe institucionalë të mbledhin këshilltarët komunalë, të paktën për të nxjerr një deklaratë politike në prag të këtij dialogu historik.
Një nga kërkesat e kësaj deklarate politike të këshilltarëve shqiptarë do të ishte bashkimi i Luginës së Preshevës-Kosovës, nëse veriu i saj i bashkohet Serbisë. Po, pse jo edhe kërkesa tjetër e kësaj natyre, që grupi negociator kosovar të ketë mandatin e plotë për të biseduar edhe për çështjen Lugina edhe pa praninë e përfaqësuesve legjitimë të kësaj ane.
Kjo nuk është diçka e re për skenën politike shqiptare të Luginës së Preshevës. Si duket ajo është mësuar me përsëritjen e këtyre kërkesave, duke filluar nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, me deklarimin politik “Autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi Kosovës” nëse prishen kufijtë e ish-Jugosllavisë.
Po, ngjashëm përsëritet kërkesa edhe në Platformën politike të këshilltarëve shqiptarë të 14 janarit 2006, dy vjet para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me dispozitën e përgjithshme: “Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik, territorial dhe kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën”.
Jo më larg se para tre vjetësh, pikërisht më 12 shtator të vitit 2015, liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, themeluan Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serb në Kosovë. Që atëherë liderët e Luginës thanë se Asociacioni po formohet në shenjë reciprociteti me Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.
Edhe nga seanca e përbashkët e këshilltarëve komunalë shqiptarë, do të përsëritet kërkesa e reciprocitetit, se çka do të fitojnë serbët e Kosovës, duhet të fitojnë edhe ata të Luginës së Preshevës. Duke ndjekur hapat e serbëve të veriut të Kosovës, në kërkim të reciprocitet, Lugina ka mbetur e vogël e varfër dhe pa dinjitet.
Me “çka” dhe “nëse”, vazhdojnë konsultimet partiake në Luginë të Preshevës, prej vitesh, duke mos përjashtuar edhe kontaktet këshilldhënëse me lidershipin shqiptar nga Tirana dhe Prishtina, të cilët si duket i kanë pasivizuar me udhëzimet: “Rrini urtë!”; “Nuk jeni në rend!”…
Marrëveshja paqësore e Konçulit (2001) dhe lufta çlirimtare e saj, ndonëse nxorën në sipërfaqe problemin e Luginës së Preshevës, po nuk arritën t’i zgjidhin problemet jetike të këtij rajoni. Lëre që nuk u arrit një zgjidhje për Luginën, por edhe më shumë u shtuan problemet se edhe ua tejkaluan atyre të periudhës së miloshevqit.
Pse, mos u pyetën shqiptarët e Luginës së Preshevës, kur u ndanë padrejtësisht nga Kosova, në vitin 1945; apo gjatë vitit 1974 të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës? Pastaj nuk u gjet as në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990, si dhe nuk u përfshi në Referendumin 26 e 30 shtatorit 1991 për Republikën e pavarur të Kosovës! Kuptohet, të gjitha këto mos përfshirje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këto proceseve vendimtare të Kosovës u bënë për motive politike për të ruajtur paqen në Ballkan dhe Evropë, prandaj nuk është e çuditshme që edhe në këto bisedime të Brukselit çështja e Luginës, të ngelet në periferi.
Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës paraqet tërësinë tokësore gjeografike dhe gjeopolitike me Kosovën, buron nga e dhëna arkivore se ky rajon ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës. Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, kufiri midis Vilajetit të Kosovës dhe Serbisë kalonte nëpër Ristoc, përgjatë Bujanocit dhe Vrajës. Para dhe gjatë 1878, rajoni i Preshevës dhe Bujanocit me rrethinë njiheshin si qendër e administratës otomane. Pas vitit 1918 këto dy komuna ngelin si qendra rrethi në Zhupën e Shkupit. Më 1945, kur mbaroi Lufta e dytë Botërore, popullata shqiptare e këtyre komunave e përjetoi edhe një ndarje tragjike. Këto komuna arbitrarisht u shkëputën nga Kosova për të mbetur si qendra rrethi ose komunash në kuadër të Serbisë .
Krejt në fund, të kujtojmë se pavarësisht nga kufijtë politikë administrativë, popullata shqiptare, fal gjeturisë dhe patriotizmit, arriti ta ruajë së pari bërthamën njerëzore, traditën, zakonet e mbi të gjitha dinjitetin kombëtar. Këta kufij politikë nuk arritën ta ndërprenë lidhjen fizike dhe shpirtërore të kësaj pjese të cunguar të Atdheut me zonat e Karadakut dhe Gollokut që shtrihen në Kosovë dhe Maqedoni. Lidhjet jetësore midis shqiptarëve të kësaj ane me vëllezërit e tyre në Kosovë edhe sot ruhen dhe begatohen me devotshmëri, pavarësisht nga ndarjet me kufij politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri