Kur skulptori i madh, Odhise Paskali, po e punonte skulpturën e Skënderbeut, si bazë orientuese fillestare e kishte pikturën e heroit shqiptar të cilën e kishte punuar Gentile Bellini. Mendohet me të drejtë se piktura e Bellinit të famshëm është e vetmja pamje origjinale e Skënderbeut.
Por, në këtë pikturë Skënderbeu është plak dhe jo heroik sa duhet. Kjo ishte arsyeja që Paskali një ditë kishte dalë në shesh të Tiranës për ta gjetur një model tjetër. Dhe, e gjeti një malësor me pamje stoike e heroike, i cili shkoi çdo ditë në studio, derisa skulptori i dha pamje veprës së tij, gjegjësisht Skënderbeut.
Por, një ditë, në studion e Pakalit shkoi Lasgush Poradeci për ta parë veprën në fjalë. Pas një vrojtimi, Poradeci i thotë Paskalit: “Jo, nuk është mjaft heroik”.
Odhise Paskali i dëgjoi këshillat e mikut të tij, Poradecit, dhe intervenoi edhe një herë. Më në fund, doli pamja e Skënderbeut që në fakt ishte imagjinatë e përbashkët e Paskalit dhe Poradecit. Pra, këta dy janë autorët e imazhit të Skënderbeut. Pamja, e cila në mënyrë artistike ishte e shkëlqyeshme, u zyrtarizua dhe njerëzit e pranuan dhe u familjarizuan me të. Kjo u bë pamja e ‘vërtetë’ e Skënderbeut. Prandaj, përmendoret për Skënderbeun që sot dalin pa e respektuar këtë kallëp, na duken të çuditshme dhe të papranueshme.
Është normale që imazhi i përmendores të jetë i imagjinuar dhe këto raste në botë janë të shpeshta. Ta zëmë, përmendorja e John Harvardit, sipas të cilit sot quhet universiteti i famshëm amerikan, është pamje e tjetërkujt. Para skulptorit ka pozuar një student, por kjo ka mbetur si pamja e ‘vërtetë’ e Harvardit.
Megjithatë, çfarëdo pamje që ka pasur Skënderbeu, sot e pranueshme duhet të jetë vetëm ajo e Odhise Paskalit. Kjo pamje nuk duhet të pranohet vetëm për shkak të nivelit të lartë artistik, por më shumë për shkak se heroi (cili do qoftë ai) nuk mund të ketë disa pamje. Pamjet e ndryshme paraqesin edhe personalitete të ndryshme dhe kjo gjë shkakton konfuzion. Nuk do të kishte kuptim që sot shqiptari të ndalej para një përmendoreje të Skënderbeut dhe të pyeste: “Kush është ky?”
Deri te vepra e Odhise Paskalit ka pasur shumë portrete që kanë paraqitur imazhe të ndryshme të Skënderbeut. Por, Odhise Paskali, thjeshtë, e ka unifikuar pamjen e Skënderbeut me imazh përfundimtar.
Pamja e shtatores së Skënderbeut që u vendos në Prizren nuk e plotëson kushtin vizual e as atë artistik. Prandaj, ka nxitur reagime deri në refuzim. Shtatorja e Adem Jasharit është edhe më problematike. Imazhin e Adem Jasharit e di secili. Prandaj, në këtë rast askush nuk e pranon ikjen nga pamja reale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

Në grahmat e fundit

Gjuha shqipe e vështirë?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës