Imami: Nato, integrimi kërkon kohë

Ministri Imami i bëri komentet gjatë Ministerialit të Mbrojtjes, që u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në raport thuhet se “Shqiperia nuk është përputhet me standartet e NATO-s në strategjinë kombëtare, sigurinë ushtarake, në menaxhimin e burimeve njerëzore nga edukimi, trajnimi dhe emërimi i personelit”,citoi TCH.
"Sot, pas 2 vjetësh, dimë më shumë se para dy vjetesh dhee duhet t’a themi këtë që në fillim, dhe së dyti, është themelore të shpjegojme se ne jemi në një proces integrimi qe nuk zgjat një vit, nuk është 10-mujor, por zgjat 10 vjetë”, theksoi ministri Imami.
Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se “Forcat e Armatosura kanë ecur në mënyrë të shkëlqyer dhe mund të them se në 2013-ën, ne do të lëmë një forcë të armatosur që nuk ka lidhje me të shkuarën, por do merret veç me të ardhmen.”
“Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës diskutuan për konceptin e ri "Smart Defense", i cili synon rritjen e efikasitetit të shpenzimeve të NATO-s, ndërsa vendet e Aleancës përballen me pasojat e krizës ekonomike botërore dhe synojnë reduktimin e trupave në misionet paqeruajtese, Shqipëria ka 3-fishuar praninë e saj dhe vetëm plani i modernizimit i kushton buxhetit 30 milionë euro çdo vit”, nënvizoi ministri.
"Ne kemi ngritur kapacitete që nuk i kemi pasur ndonjëherë dhe kemi forca speciale që për herë të parë kanë shkuar në detyra e misione luftimi”, tha ai. /Telegrafi/















































