Site icon Telegrafi

Imami Musliu: Asnjë shqiptari nuk i pengon Skënderbeu

Imami i Drenasit, Osman Musliu, ka thënë në Info Magazine se s’ka shqiptar që e pengon figura e heroit kombëtar, Skënderbeut, porse nëse ai është mbuluar në një pjesë sot gjatë faljes së Kurban Bajramit në Tiranë, ashtu siç u raportua, atëherë kjo është bërë vetëm sa për të respektuar normat e fesë, pasi gjatë faljes nuk bën t’i drejtohemi asnjë figure, qoftë kjo pikturë, skulpturë, apo diçka tjetër.

Musliu, që është paraqitur me plis të bardhë në studio, pohoi se disa njerëz që s’ia duan të mirën myslimanëve, po provojnë që çdo festë ta “bëjnë me gjak”.

“Çdo festë po kanë tendencë të na bëjnë me gjak”, ka thënë ai. “Ata kanë respektuar rregullat e fesë. Objekti që të shtynë të mendosh se je duke iu falur atij, atëherë duhet të mënjanohet. Jam i bindur që shqiptarëve të Tiranës nuk iu ka penguar figura e Skënderbeut”.

“Me këtë mbulim të figurës së heroit, nëse veç ka ndodhur, asnjë shqiptar i besimit islam nuk e besoj që është fyer sot”, ka deklaruar Musliu. /Klan Kosova/

Exit mobile version