Namir Lapardhaja
Libri i fundit i Ilir Ikonomit “Esat pashë Toptani – Njeriu, Lufta, Politika”, me pak përjashtime (promovimi i tij në auditorët e UET-së dhe disa shkrime në faqet e gazetës “Mapo” apo gjetkë), ka kaluar në heshtje nga historianët.
Edhe pse historia nuk është fushëveprimi i tij kryesor, Ikonomi ka arritur që më katër libra në këtë lëmë të tregojë siguri, aftësi, mjeshtëri dhe kontroll të plotë e autoritar. Për shkak të emrit të Esat Pashës, veprimtarisë së tij, për arsye se për gati një shekull mbi figurën e tij është hedhur vetëm baltë, vrer; shpeshherë emri i tij është përdorur si sinonim i tradhtisë, dredhisë dhe i atij që për interesat e ngushta personale ka qenë i aftë të shesë fatin e atdheut; normalisht, pas daljes në dritë të këtij libri duhet të kishte një reagim nga studiuesit e historisë që janë marrë me këtë periudhë dhe me figurën që trajton autori. Sepse, një rol të madh në projektimin e një Esati të tillë, përveç bashkëkohësve, shpeshherë kundërshtarë të hapur të tij politik, kanë dhënë edhe ata, të cilët e kanë ravijëzuar figurën e Pashait sipas oreksit, tekave, dëshirave të kohës, momentit dhe situatës, duke mos mbizotëruar vetëdija shkencore, por ajo emocionale, klasore dhe politike. Heshtja përgjatë këtyre tre muajve që libri është në treg duket si përgjigjja më e mirë e tyre, por, sigurisht, jo e duhura.
Çdo vepër, pavarësisht reagimit ose jo të kritikës, ka fatin e saj, të cilin, shpeshherë, e vendos lexuesi. Kur mbaron se lexuari “Esat Pashën” arrin të kuptosh se nuk ke përfunduar faqet e një libri voluminoz thjesht për një figurë të panjohur historike, por, mbi të gjitha, ke krijuar një bindje të palëkundur dhe të faktuar se çfarë kanë qenë shqiptarët dhe politikanët e tyre, që në zanafillë të krijimit të shtetit shqiptar. Esat Pasha, i anatemuar shpeshherë, si armik dhe tradhtar, nuk mund të shihet i shkëputur jashtë kontekstit historik, politik dhe social të kohës në të cilën jetoi dhe punoi. Mjeshtëria e autorit qëndron pikërisht në paraqitjen e fakteve dhe në paanësinë e tyre. Madje, Ikonomi e pranon vet një gjë të tillë: ai nuk merr përsipër të rehabilitojë Pashanë, por të na paraqesë një Esat të vërtetë, të drejtë, me të mirat dhe të këqijat e tij. Ikonomi është skrupuloz, me një vetëdije të jashtëzakonshme prej shkencëtari, ai nuk ngurron të pranojë pamundësinë e tij të verifikimit të materialeve të ndryshme, kur i është referuar në momente të caktuara.
Vepra është e guximshme. Ajo arrin të përmbysë një herë e përgjithmonë, me fakte, dokumente dhe argumente pikërisht “çelësin” e sekretit të anatemimit të figurës së Esat Pashës. Në vepër del qartë se ishte uria dhe skamja arsyeja e vërtetë e dorëzimit të Shkodrës te malazezët dhe jo tradhtia e Esat Pashës, ashtu siç ka mbizotëruar në historiografinë zyrtare. Madje, dorëzimi dhe largimi nga kalaja e Rozafës është mjaft dinjitoze, e shoqëruar me një ceremoni të denjë për heroizmin e Pashait dhe të luftëtarëve shqiptarë e osmanë. Kthimi në Durrës, ecejaket e tij mes Vlorës dhe Durrësit, mëritë, inatet, sulmet, kontradiktat, sherrnajat me Ismail Qemalin, nuk mund të shihen të shkëputura nga konteksti politik i kohës. Ndikimi i tij në popull, aleanca me njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë së Vlorës, aftësia e tij për të bërë kompromise, përdorimi prej tij i mendjeve dhe penave më të spikatura të kohës, shqisa e të nuhaturit, e vetmja që mbizotëronte tek ai, por edhe oratoria e tij natyrale, e bëjnë Esat Pashën një politikan të klasit të parë, të qartë, me synime të mirëpërcaktuara dhe një personalitet të pashoq për kohën kur jetoi dhe veproi.
Pashai në vepër del një makiavelist par exellent, me aftësi të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike, personaliteti i respektuar më shumë nga kancelaritë evropiane të kohës, i dekoruar nga Austro-Hungaria dhe Italia, i pritur në audiencë nga Presidenti Wilson në Konferencën e Paqes në Paris dhe më i qartë nga të gjithë pjesëtarët e delegacionit zyrtar shqiptar për sa i përket rolit të Italisë në vend dhe kthimit të kufijve të Shqipërisë në ato që përcaktonte Konferenca e Ambasadorëve në 1913. Mbi të gjitha, ndërkohë që qeveria anemike e Turhan Pashë Përmetit përpëlitej dhe hezitonte në Durrës lidhur me qëndrimin që duhet të mbante Shqipëria, Pashai e kishte të qartë që vendi i tij duhet të bashkohej me forcat e Antantës gjatë Luftës së Parë Botërore, duke u renditur kështu në anën e fituesve. Sigurisht që Esat Pasha nuk ishte engjëllor, por lexuesi i ka të gjitha aty: edhe të mirat, edhe të këqijat, edhe faktet, edhe dyshimet, edhe të vërtetat, edhe supozimet.
Ilir Ikonomi karakterizohet nga mjeshtëria e të shkruarit, çka e bën veprën të dashur dhe lehtësisht të lexueshme për një publik të gjerë. Profesionalizmi i tij në paraqitjen e dokumenteve historike, përdorimi i materialeve arkivore si dhe vënia e tyre në dispozicion të lexuesit, bëjnë që puna e jashtëzakonshme e Ikonomit të jetë e pakrahasuar me asnjë tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet