Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka intensifikuar hulumtimin aktiv të të gjitha rasteve të dyshimta me COVID-19.
IKSHPK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrëmë nga 100 mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2.
“Të gjithë kanë qenë në vetë izolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Qytetarë të respektuar!
JO PANIK, POR KUJDES!
Instituti Kombëtar ka intensifikuar hulumtimin aktiv të gjitha rasteve të dyshimta në COVID-19.
Nga njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste pozitive në SARS CoV-2.
Të gjithë kanë qenë në vetë izolim. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar.
Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 raste nga Gjilani (Vrapqiq) dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova.
Rekomandimet parandaluese për distancim social me kufizim të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar, si masë për mbrojtje nga koronavirusi janë të mbështetura nga OBSH dhe ECDC që do të mundësojnë shkëputjen e hallkës së qarkullimit të virusit duke vazhduar njëkohësisht me të gjitha pikat vitale të jetës (shëndetësia, tregtia ushqimore, KEK, ujësjellësi) për të siguruar zinxhirin e zhvillimit të jetës normale ku distancimi social lejon te bisedoni nga dy metra largesi dhe të dilni për nevoja personale duke iu përmbajtur edhe në ato rrethana rekomandimeve të Institutit në kohë të caktuar.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze