Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur se sot u testuan 16 mostra të dyshimta me COVID-19, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
“Nga data 08.02.2020 deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin për media.
Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.
“Nga data 01.02.2020 deri me 19.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibabë 144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë”, thuhet më tej në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.
Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontaktuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.
“Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve selektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore”, thuhet më tej në njoftim.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 225.252 raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste të COVID-19: Itali (35.713), Spanjë (14.769), Francë (9.134), Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051), Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (43) dhe Mal të zi (8).
Deri me 19 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.245), Italia me (2.978), Iran (1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188 raste të vdekjes: Itali (2.978), Spanjë (638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji (6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari (3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1).
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës