LAJMI I FUNDIT:

Ikë nga policia kapërcen murin – drejtë e në oborr të burgut

Ikë nga policia kapërcen murin – drejtë e në oborr të burgut

Policia njoftoi se një shofer i cili po ikte derisa ndiqej nga policia e Clevelandit, braktisi automobilin e tij dhe kapërceu murin – duke u futur... drejtë e në oborr të burgut.

Policia e Garfield Heights njoftoi se ndjekja filloi në atë paralagje të hënën në mëngjes pas një shkelje në trafik.

Policia njoftoi se pas një ndjekje nëpër disa lagje, shoferi dhe një pasagjer tjetër braktisën automobilin dhe u nisën drejt një muri për ta kaluar.

Ata me sa duket nuk e kuptuan se ai ishte burgu u femrave i Clevelandit.


Ata u arrestuan së bashku me dy pasagjerë tjerë të cilët po ashtu u përpoqën të arratiseshin. /Telegrafi/