Ditë më parë reperi nga Drenica, Don Xhoni paralajmëroi projektin e ri muzikor “Ike”.
Përveç që u mirëprit që reperi të kthehej me një këngë të re, ajo që mori vëmendje ishte dhe paraqitja në klip si protagoniste e ish të dashurës së tij ruse, Ariana Lirey.
Dyshja që u përfolën për romancën dhe më pas ndarjen këtë herë janë bërë bashkë për projektin e ri të rap-artistit.
Ndërkohë, Don Xhoni tashmë ka zbuluar edhe kohën e publikimit të projektit të ri në postimi që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.
“Nesër ora 23:59, “Ike”, ka njoftuar reperi.
Kujtojmë që kënga e tij e fundit mban titullin “Rruga” që solli në mars të këtij viti dhe aktualisht numëron mbi katër milionë klikime në YouTube.
Ndryshe, Don Xhoni dhe Ariana pas ndarjes nuk i kursyen as akuzat dhe ‘thumbat’ ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/