Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), sot ka publikuar raportin: “Integriteti i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual).
Në fillim të prezantimit të këtij Raporti, hulumtuesja e IKD-së, Anesa Hoxha, tha se analiza i referohet Projektligjit për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit, Avancimin dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Projektligj ky që rrjedh nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve” deklaratë kjo e nënshkruar mes krerëve të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, Gjykatës Supreme, Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Analizën e këtij Projektligji dhe gjetjet që kanë dalë nga kjo analizë u prezantuan nga Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj dhe Hulumtuesi i Lartë, Astrit Kolaj.
“Sipas analizës, MD edhe në këtë Projektligj është referuar në draft amendamente të cilat ende nuk janë miratuar, ku në Projektligj është vendosur kontrolli i pasurisë së pajustifikueshme si pjesë e kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. IKD ka gjetur se këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo pasi pasuria e pajustifikueshme nuk hynë në asnjërën prej këtyre kategorive për shkarkimin e gjyqtarëve apo prokurorëve”, thuhet në njoftim.
IKD ka gjetur se Projektligji përzien kompetencat e KGjK-së dhe KPK-së me Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila tentohej të themelohej me Ligj të veçantë. Kjo pasi edhe futja e çështjes së pasurisë së pajustifikueshme në kuadër të kontrollit të integritetit, është përzierje e kompetencave të KGjK-së dhe KPK-së me kompetencat e Byrosë. Nëse Byroja paramendohej që të kishte mandat edhe në raport me gjyqtarët dhe prokurorët, është e pakuptimtë që punën e njëjtë ta bëjë edhe KGjK dhe KPK.
Tutje në njoftim thuhet se Projektligjit i mungon përcaktimi specifik se çka konsiderohet shumëllojshmëri etnike dhe çka konsiderohet barazi gjinore brenda sistemit të drejtësisë. Nisur edhe nga praktika, një dispozitë e tillë, gjersa nuk është e detajuar, rrezikon të mos zbatohet fare në praktikë. IKD rekomandon specifikimin e saktë në Projektligj të përfaqësimit etnik dhe gjinor në sistemin e drejtësisë.
“Projektligji ndryshon procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve, në atë mënyrë që kandidatët e përzgjedhur duhet fillimisht ta kalojnë me sukses trajnimin fillestar dhe vetëm nëse kjo ndodh, atëherë të njëjtit propozohen për dekretim. Nisur nga rëndësia kruciale që ka çështja e pagesës së kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, IKD ka gjetur se është e domosdoshme që pagesa për të njëjtit të përcaktohet në Projektligji”, thuhet në njoftim.
Neni 9.4. përcakton se “Presidenti, brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve, pas pranimit të propozimit, nxjerr Dekret për emërimin në detyrë të gjyqtarit, gjegjësisht prokurorit, të kandidatit të propozuar nga Këshilli përkatës” derisa paragrafi 5 i këtij neni përcakton se “nëse brenda afatit nga paragrafi 4, Presidenti nuk e emëron gjyqtarin ose prokurorin, Këshilli përkatës mund ta paraqesë edhe një herë tjetër kandidatin e propozuar së bashku me arsyetimin plotësues në formë të shkruar. Pas kësaj Presidenti emëron gjyqtarin ose prokurorin sipas propozimit të këshillit”. IKD rekomandon rishikimin e këtij neni, në mënyrë që të adresohen të gjithë skenarët e mënyrës së veprimit të Presidentit, ku qartësisht duhet të përfshihet procedura nëse Presidenti hesht dhe nëse Presidenti refuzon dekretimin e një kandidati për gjyqtar apo prokuror.
Po ashtu, IKD ka gjetur se Projektligji përfshin materie të ligjeve të tjera. Ndalesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përcaktuara në nenin 13.4. dhe nenin 19.2. të Projektligjit janë materie e Ligjit për Përgjegjësin Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Andaj, IKD ka rekomanduar fshirjen e këtyre dispozitave.
“Përballë qëllimit legjitim, neni 18.1. i Projektligjit nuk ofron kurrfarë mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo pasi Projektligji përcakton se në rastet e kërcënimeve, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë nga Këshilli përkatës masa të veçanta mbrojtëse. Por, dhënia e masave mbrojtëse në këto situata, nuk është fare kompetencë e KGjK-së apo KPK-së. Për këtë arsye, IKD rekomandon rishikimin e kësaj dispozite.
Me nenin 18.2 është rregulluar çështja e imunitetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Megjithatë, Kushtetuta nuk ka ndonjë dispozitë që e rregullon imunitetin e prokurorëve. Por, në asnjë rrethanë, kjo nuk nënkupton se prokurorët nuk duhet të kenë imunitet funksional në punën e tyre. Përkundrazi, Projektligji duhet të përmbajë dispozitë të qartë që garanton imunitetin funksional të prokurorëve”, thuhet në njoftim.
IKD ka rekomanduar që të rishqyrtohet dispozita për pasojat e vlerësimit “dobët” të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, në atë mënyrë që në secilin rast kur vlerësimi i performancës ta nxjerrë një gjyqtar apo prokuror me vlerësim të dobët, kjo të shërbejë si bazë për propozimin e shkarkimit të tij nga funksioni. Po ashtu, IKD ka gjetur se Projektligji përfshihet në trajtim të pabarabartë, duke u dhënë një mundësi të dytë gjyqtarëve me mandat të përhershëm të cilët vlerësohen me performancë të dobët dhe duke larguar menjëherë gjyqtarët apo prokurorët me mandat fillestar të cilët marrin këtë vlerësim.
“MD në Projektligj ka përzier çështjen e integritetit me përgjegjësinë penale, kjo pasi me nenin 27.3 është paraparë pezullimi i kontrollit të integritetit nëse njësia ka dyshim për vepër penale të subjektit të kontrollit. Lidhur me këtë, Komisioni i Venecias ka theksuar se Vettingu mund të zhvillohet paralelisht si me kontrollin e integritetit ashtu edhe me hetimin penal, por secili shërben për qëllime të ndryshme dhe ka veçori të ndryshme procedurale dhe ligjore.
IKD ka gjetur se vënia e barrës së provës subjektit të kontrolli është në kundërshtim me stantartet e vendosura nga Komisioni i Venecias. Projektligji ka paraparë mekanizma dhe procedura për kontrollin e integritetit të kandidatëve, si dhe ka përcaktuar obligimin e prerë të kandidatëve të japin pëlqimin për mbledhje të dhënave. Kjo është detyrë e mekanizmave të këshillit përkatës që të vërtetojnë se subjekti i kontrollit nuk plotëson kriteret e integritetit dhe jo për të kundërtën e saj, barra t’i vihet subjektit të kontrollit”, thuhet tutje në njoftim.
Projektligji ndonëse ka përcaktuar të drejtën për mjet juridik në rastet e shkarkimit të gjyqtarit ose prokurorit, në Projektligj nuk është përcaktuar afati për ankimim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje