Futbollisti argjentinas, Mauro Icardi, thuhet të jetë kthyer në Argjentinë për t’u pajtuar me Wanda Naran, me të cilën kanë njoftuar se janë ndarë – njofton Fanatik.
29-vjeçari dhe partnerja e tij, të cilën e ka pasur edhe agjente, njoftuan javë më parë se e kanë përfunduar lidhjen.
Sulmuesi i Galatasarayt është xhiruar nga kamerat teksa tentonte të hynte në hotelin e bashkëshortes së tij, mirëpo nuk është lejuar nga rojet e hotelit.
Wanda bëri një postim në Instagram duke sqaruar se ndarja ishte e dhimbshme, porse nuk preferoi të jepte detaje të tjera për ndarjen.
Më vonë u njoftua se Icardi ka udhëtuar drejt Argjentinës për ta bindur Naran që të pajtoheshin. Ai ka shkuar në hotelin e saj në Buenos Aires, por është përballur me një situatë të papritur.
Futbollisti nuk është lejuar nga sigurimi i hotelit që të hynte brenda, ndërsa pamjet janë publikuar nga Gossipeame. /Telegrafi/