LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Barcelona më e mirë se Interi

Ibrahimovic: Barcelona më e mirë se Interi

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic pret të festojë në ndeshjen që Barcelona do ta zhvillojë në Giuseppe Meazza ndaj Interit, pasi mendon se blugranët janë më të mirë se nerazurët.

Ibrahimovic do të udhëtojë te ish ekipi i tij më 16 shtator në kuadër të rundit të ndeshjeve të para të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe beson se do të triumfojë me ekipin e ri.

“Mezi e pres 16 shtatorin. Rikthimi në Giuseppe Meazza me një fanellë tjetër është shumë emocionues. Shpresoj se do të fitojmë, pasi mendoj se jemi ekip më i mirë. E di se Barcelona është më e mirë se Interi”, ka thënë Ibrahimovic.

“Ekipi im luan një futboll më sulmues dhe fokusohet në posedimin e topit. Por për të biseduar për dallimet mes ekipeve, duhet të presim të gjithë të jetë 100% në formë”, ka shtuar suedezi.