Modelja Xhuli Nura ka qenë së fundmi e ftuar në “The Elite Way”, në programin e ri të Elita Rudit.
Ajo është pyetur për shumë gjëra si nga jeta private ashtu edhe nga ajo profesionale.
E pyetur për 30 mijë eurot e premtuara nga Stresi, bukuroshja thotë se akoma nuk ia ka sjellë.
“Çfarë ndodhi me 30 mijë euro Xhuli, me një video që e kanë bërë Lumi dhe Stresi thanë që do t’i sjellin?”, ka qenë pyetja e parashtruar.
“Një rrenc, prej rrencit nuk pritet asgjë tjetër. Unë e kam bërë detyrimin tim, i kam dërguar në deti çfarë kemi premtuar i kemi mbajtur, aty shihet karakteri i njeriut”, u përgjigj ish-banorja e Big Brother.
Ajo tutje theksoi: “Ai hor është bërë. Ai thotë për vete. Akoma si kanë sjell edhe një javë po i jap afat atij djali”.
Këto para reperi i njohur ia kishte premtuar derisa ishin bashkë në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/