Seksi “i pangopshëm” romantik
Për këtë lloj seksi do të jetë e nevojshme të ndani pak më shumë kohë, angazhim dhe ide, madje jo vetëm gjatë vetë aktit.
E para, është e domosdoshme të planifikoni takim romantik dhe rregullim “special” të dhomës së gjumit. Vetëm mendoni në shkëlqim të këndshëm të qirinjve të ndezur dhe në muzikën sensuale në sfond.
Tërë natën keni ndërtuar tensionin seksual dhe tani është koha që të çliroheni nëpërmjet seksit. Ky është seksi “i pangopshëm”, transmeton Telegrafi.
Seks “i kujdesshëm” – i shëndetshëm
Ky lloj seksi ka goxha më pak zbukurime nga seksi “i pangopshëm” dhe kryesisht zgjat rreth 30 minuta. Pas 15 apo 20 minutave të paralojës së mirë dhe stimulimit, vjen koha që të hidheni në aksion, ndërkaq pas kësaj kënaquni duke u përkëdhelur me partnerin.
Ky lloj seksi rekomandohet së paku një apo dy herë në javë.
Seksi “në shpejtësi”
Edhe kur është fjala për marrëdhënien seksuale apo për seksin oral, ky takim i zjarrtë duhet të jetë i shpejtë, sipas mundësisë midis obligimeve të shumta.
Mjaftojnë tre minuta, dhe meqenëse zhvillohet në shpejtësi të madhe është i nevojshëm lubrifikanti.
Vaji i kokosit është i shkëlqyeshëm për këtë rast, është natyror dhe ka shije të shkëlqyeshme. /Telegrafi/