Hysni Milloshi: “Surpriza” komuniste e zgjedhjeve

“Partia Socialiste, pafytyrësi e kameleonizëm ndaj nesh. Në Tiranë u bë lufta e vërtetë dhe u përqëndruan bateritë e të dyja partive. Në Tiranë, në nivel politik, nuk kishte fitues. Kjo garë do të prodhojë një fitues vetëm në nivel juridik”, ka thënë Milloshi për të përditshmen Mapo në një intervistë botuar të martën.
Milloshi thotë në intervistë se Partia Socialiste e ka refuzuar gjithnjë dhe nuk ka pranuar të jetë në koalicion me të. Ai sqaron gjithashtu se anëtarja e LSI-së në këshillin bashkiak Natasha Lekdushi “u regjistrua në siglën e Partisë Komuniste për t’i hapur rrugën procedurës për kandidimin tim”. Milloshi sqaron gjithashtu se Lekdushi është zgjedhur në 2007 me votat e PS-së dhe LSI-së së bashku dhe se Partia Komuniste bëri një veprim pragmatik në këtë rast.
Hysni Milloshi u fut në garë në momentet e fundit pasi këshilltarja e LSI-së Lekdushi, u vu në siglën e Partisë Komuniste. Milloshi fitoi 1387 vota në Tiranë. /Telegrafi/




















































