Lazio ka arritur një fitore të madhe, pasi ka mposhtur liderin aktual të Serie A, Napolin në udhëtim 0-1.
Skuadra nga kryeqyteti italian për më tepër e ndali edhe sulmin e Napolit, duke mbajtur portën e paprekur.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ka qenë ndër më të mirët në fushë, duke qenë i pakalueshëm nga sulmuesit e Napolit.
Pas ndeshjes Hysaj ka folur për fitoren ndaj ish-skuadrës së tij, duke thënë se u treguan të aftë nëmbrojtje.
“Ndeshje e madhe dhe po rritemi si skuadër. Nëse kalon me sukses një test si ky ndaj Napolit dhe sheh progres, atëherë duhet të fillosh të besosh edhe më shumë te vetja”.
“Ne jemi të rritur dhe profesionistë. U treguam të aftë duke mos e humbur qetësinë, u treguam të gjithëve se dimë të luajmë dhe përballemi me skuadra të mëdha”, tha Hysaj.
Tutje Hysaj tha se janë të fokusuar dhe nëse edhe një mizë lëvizte ata reagonin shpejtë.
“Vjet ishim dobët. Këtë sezon dimë të bëjmë lëvizjet e duhura dhe gjithçka funksionin lehtësisht. Unë e ndjej besimin e shokëve dhe të trajnerit, është normale që gjërat të ecin mirë”.
“Mbrojtja funksionoi ndaj Napolit. Të gjithë ishim të përqendruar, nga portieri te Ciro Immobile. Edhe nëse lëvizte një mizë, ne i bënim thirrje njëri-tjetrit që të bënim kujdes. E donim me gjithë zemër këtë fitore”, u shpreh Hysaj.
“E menaxhuam si duhej çdo situatë. Sa më pak pësojmë, aq më shumë bëhemi të vendosur për ta mbajtur portën e paprekur. Për ne është një gjë e bukur fakti se jemi mbrojtja e dytë më e mirë në kampionat”, përfundoi 29-vjeçari. /Telegrafi/