Hugh Hefner me të dashur të re

Hugh Hefner së fundi u nda nga Crystal Harris pasi ajo anuloi martesën e çiftit në minutën e fundit. Por sipas Hollywood Gossip, Hugh menjëherë ka gjetur dashurinë e tij të re - modelen Bechard.
“Më mungon. Mezi pres të rikthehesh. Me dashuri, Hef”, ka shkruar plaku në profilin e tij në Tweeter gjatë vikendit.
Kur ishte detyruar nga vizitorët e profilit të tij të tregojë se kujt i drejtohet, Hefner kishte shkruar: “Postimi më mungon ishte për Shera Berchard, e cila është larg në një promovim Playmate”. Më pas ka plotësuar: “Natën e mirë, e dashur”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2011
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































